Kurti: Remitencat na e zbusin gjendjen – Kryediplomatja gjermane: S’ka rrugë të shpejtë për në BE

Ministrja e Jashtme gjermane, Annalena Baerbock pas takimit me kryeministrin Albin Kurti tha se shteti që ajo përfaqëson po punon për liberalizimin e vizave për Kosovën.

“Sa i përket liberalizimit të vizave edhe këtë e thash shumë qartë. Për mua nuk është në pikëpyetje se neve na duhet liberalizimi i vizave për Kosovën dhe paqen e krijojmë vetëm së bashku me njerëzit”, tha Baerbock.

“Ne po përpiqemi dhe po punojmë me tërë forcën në mënyrë që këtë çështje ta çojmë përpara së bashku”, shtoi ajo.

“Para anëtarësimit është statusi i kandidatit. Ne duam të bëjmë gjithçka që të jemi në anën tuaj që të përshkoni këtë rrugë në mënyrë që ky dialog të përparojë. Prandaj është e rëndësishme dy palët të ulen dhe të flasin me njëri tjetrin. Ne edhe në evropë kemi bërë premtime dhe duam ta mbajmë fjalën”, tha ajo.

“Interesat në mes interesave nuk mund të ketë vijë ndarëse. Si mund të investojë një ndërmarrje ku nuk vlejnë rregullat e sundimit të ligjit. BE-ja është bashkësi ekonomike e vlerave në të mirë të njerëzve të tij. Në qoftëse një vend i takon BE-së nuk duhet vetëm të përmbushë kritere ekonomike, por edhe të bëjë çështje të sundimit të ligjit”.

E kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se Kosova është e përcaktuar për integrime, derisa tha se asnjë vaksinë nuk e ka marrë nga Rusia.

“Kur kam marrë detyrën nuk kam gjetur pa vaksinë por as nuk na kemi shkuar të marrim vaksina nga Rusia. Vitin e kaluar rritja ekonomike ka arritur 9.9 për qind, buxheti është rritur 12 për qind. Qytetarët kanë shpresë për ditë më të mira dhe duan të shohin liberalizimin e vizave dhe anëtarësimin në NATO”, tha Kurti.

“Ne me remitencat që na i dërgojnë vëllezërit tanë e zbusim gjendjen. Mund të jemi kritikë por BE nuk ka alternativë. Qytetarët janë të pakënaqur me vonesa për liberalizim. BE sidomos gjermania dhe SHBA është përcaktimi ynë dhe kemi nevojë për ndihëm tuaj. Ndër arsyet se nuk jemi të idhët dhe cinik është fakti se një mungesë e besimit të BE-së në Ballkan është shprehje e mungesës në vetëbesimin e BE-s. Duam rritje ekonomike por duam sundim të ligjit. Përshpejtimi i integrimit është mirë për BE dhe Ballkanin perëndimor”, tha Kurti.

Kategoritë
LajmeVendi