Kurti thotë se kanë emëruar njerëz profesionistë nëpër institucione

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, në mbledhjen Qeverisë, duke folur për 100 ditët e punës ka thënë se në institucione ka filluar depolitizimi.

“Kemi filluar depolitizimin dhe departizimin e institucioneve të Republikës, duke shkarkuar persona të lidhur me grupe të interesit, duke emëruar dhe zgjedhur profesionistë në institucione të Kosovës, siç është drejtori i Agjencisë për Inteligjencë dhe atë në Doganë”, tha ai.

Kurti po ashtu përmendi edhe bordet, duke thënë se janë shkarkuar bordet ekzistuese për të shpallur konkurse për borde të reja.

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sotme po bën shqyrtimin e draftit të raportit 100-ditor të saj.

Partitë opozitare në Kosovë kanë akuzuar Qeverinë Kurti për nepotizëm.

Kategoritë
LajmeVendi