Kurti thotë se Majlinda Kelmendi do të shpallet Qytetare me Merita të Veçanta

Kryeministri i vendit Albin Kurti, mori sot pjesë në ceremoninë e përurimit të Qendrës Nacionale të Xhudos në Pejë, për të cilën tha se kjo hapësirë stërvitore, nuk do të ishte e njëjtë pa suksesin e kampioneve olimpike.


”Kjo qendër nuk do të ishte as e njëjtë as e mundur pa suksesin tuaj. Sot kjo qendër do ndihej e zbrazët pa ju. Kjo qendër është sepse ju jeni në qendër”.

”Sepse kur ka punë, suksesi nuk qëndron larg, pavarësisht nga vjen ai. Bashkërisht u kemi ndërtuar shtëpi të re kampionëve. Le ta bëjmë sportin tek ne, kulturë tonën”.

”Sporti është prioritet shtetëror. Qëllimi ynë i përbashkët duhet të jetë që të rrisim numrin e atyre që merren me sportin e xhudos”,

”Kjo do të jetë edhe më e lehtë për të gjithë, e veçanërisht për Dritonin, konsideruar që Majlinda do të jetë pjesë e ekipit të tij të trajnerëve”.Tutje Kurti bëri të ditur se së shpejti Majlinda Kelmendi do të shpallet qytetare me Merita të Veçanta, si dhe do nënshkruhen nesër vendimet për shpërblimet ndaj Nora Gjakovës dhe Distria Krasniqit.

”Në mbledhjen e radhës së Qeverisë së Kosovës, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit do të propozojë vendimin për shpalljen e Majlinda Kelmendit, Qytetare me Merita të Veçanta”.

”Për atë çfarë Majlinda i ka sjell vendit tonë, kjo është më e pakta që mund të bëjmë”.”Po ashtu nesër do të nënshkruhen vendimet për shpërblimet e dy kampioneve të reja olimpike, Norës dhe Distrias”.

”Për një moment të duket imagjinare ta mendosh se Kosova triumfon para shteteve që janë fuqi botërore, por në fakt është realitet që të gjithë ne po e gëzojmë, dhe që duhet të dimë ta vlerësojmë”.

Kategoritë
LajmeSport