Kurti urohet nga Merkel: Mund të llogarisni në mbështetjen dhe partneritetin e Gjermanisë

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka pranuar telegram urimi nga Kancelarja e Gjermanisë, Angela Merkel, me rastin e rizgjedhjes së tij si kryeministër.

Kancelarja Merkel ka thënë se në përballje me detyrat sfiduese, qeveria e re dhe Kosova mund të llogarisin në mbështetjen dhe partneritetin e Gjermanisë, njofton Klan Kosova

Në telegramin e urimit, Kancelarja Merkel ka veçuar vëmendjen ndaj pandemisë COVID-19 dhe synimet e qeverisë së re për reformat në sundimin e ligjit dhe luftimin e korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Merkel ka përmendur si çështje edhe dialogun me Serbinë të ndërmjetësuar nga BE-ja.

Kancelarja Merkel i ka uruar kryeministrit Kurti shumë suksese në fushat që përbëjnë çelësin e konkretizimit të perspektivës evropiane të Kosovës.

Kategoritë
LajmeVendi