Kurti zotohet se do ta bëjë realitet rregullimin e Kompleksit Memorial “Adem Jashari”

Kryesuar nga kryeministri Albin Kurti, është mbajtur takimi i parë i Komitetit Ndërministror për koordinimin e procesit, përzgjedhjen e projektit dhe monitorimin e zbatimit të projektit për Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz.

Kurti me këtë rast tha se këtë projekt do ta trajtojnë siç e meriton me seriozitet të lartë.

Madje ai tha se si kryeministër do ta bëjë realitet rregullimin e këtij kompleksi, projekt ky që sipas tij, nuk u bë për vjet me radhë.

“Projektin kemi vendosur ta trajtojmë në nivelin e seriozitetit më të lartë. Si kryeministër do ta bëjmë realitet atë që se realizuan vite me radhë”.

“Kudo që vendosen përmendore kanë për qëllim ta mbrojnë historinë por gjithashtu ta krahasojnë qeverisjen me vlerat nga më të mirët. Por ajo që kemi parë të realizohet privatizimi i perosnalieteve dhe nuk ka ardhur vetëm nga ndjeshmëria por edhe neglizhenca e institucioneve”.

“…pa dashjen mund të them që do të kishim mundur të marrim edhe komente nga të huajt syri i të huajit është shumë i rëndësishëm sepse i realizojmë monumentet edhe t’i shohin të huajt. Sepse duam t’i bëjnë përshtypje brezave të ri dhe të huajve në kuptimin e plotë të fjalës që nuk e kanë vuajtjen tonë. Monumentet janë dëshmia e historisë kombëtare”.

“Familja Jasharaj bëma e saj historike janë gurthemeli historik në të gjitha kohërat që do të vijnë. Me këtë në mendje ne do të ishim të qartë se çka na duhet. Nëse ne do të ndërtonim një ligj të gjithë do të më propozonin edhe ekspert të huaj. Kur bëhet fjalë për zhvillim artistik nuk i shkon fort mendja njeriu se kemi nevojë për ekspertizë të huaj. Këtej e tutje është mirë t’i respektojmë heronjtë tanë si personalitetet botërore. Veprat mbi personalitetin tonë janë pasuri universale kombëtare. Po e zgjedh objektin për të cilin jemi mbledhur. Është bërë punë e mirë për kompleksin dhe mbrojtjen e kullës. Është bërë ekspozim i mirë i këtyre varreve. Adem Jashari, baca Shaban e Hamza dhe familja e tij kanë kryer një vepër edhe në rendin botëror. Duhet të gjejmë mundësi që brenda kompleksit të vijë nga artistë më të njohur botëror. Na duhet modestia më e lartë kur flasim për familjen Jasharaj. Por heronj nuk bëhet sepse dëshiron”.

“Për këtë hero duhet ta gjejmë artist që sjellë turizmin më të ditur dhe do të vijë për të par veprën e artistit të madh. Së bashku punën do ta bëjmë në mënyrë profesionale dhe integritet të lartë politik. Kompleksi memorial ka rëndësi ontologjike dhe historike për Skenderajn, Drenicën dhe tërë kombin shqiptar. Jemi të vetëdijshëm për kompleksin dhe do të jemi maksimalisht të kujdesshëm dhe jemi të përkushtuar ta realizojmë kompleksin komplet. Pra na presin shumë punë në një projekt të rëndësishëm ku përgjegjësia jonë është e lartë. Por jam i bindur që me ekspertë do t’ia dalim së bashku”.

Kategoritë
LajmeVendi