Kusari-Lila: Do ta vazhdojmë iniciativën për ndryshimin e Ligjit për Zgjedhjet

Shefja në detyrë e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, ka thënë se do të vazhdojnë me iniciativën për ndryshimin e Ligjit për Zgjedhjet.

“Ne do të vazhdojmë me këtë iniciativë. Ky ligj nuk do ta përmbyllte Reformën Zgjedhore, sepse kjo vetëm do ta niste Reformën Zgjedhore por duke iu ofruar të drejtën e munguar për 20 vjet diasporës së Kosovës. Kemi qenë dëshmitarë që kemi pasë 200 mijë votues të regjistruar, 100 mijë që kanë pasë proces të votimit dhe nga ato vota që janë nisur mbi 30 mijë janë hedhur poshtë. Nëse për dikë kjo nuk është një shifër alarmante mbi një të drejtë elementare e cila është e garantuar me Kushtetutë dhe ligje, atëherë nuk e dimë se çfarë mund të jetë më alarmante”.

Kategoritë
LajmeVendi