Kusari-Lila e lë të hapur mundësinë që seanca për presidentin të mbahet të premten

Shefja e Grupit Parlamentar të VV-së, Mimoza Kusari-Lila, pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit ka ka bërë të ditur se të premten në ora 10:00 do të mbahet seancë plenare ku do të bëhet votimi i komisioneve dhe betimi i deputetëve të rinj.

Kusari-Lila ka thënë se votimi i presidentit do të bëhet në një seancë të jashtëzakonshme, por duke mos përjashtuar se kjo mund të ndodhë të premten.

“Seanca e radhës do të mbahet të premten në ora 10:00 ku do të bëhet votimi i komisioneve”.

“Të premten bëhet betimi i deputetëve të rinj dhe pastaj votimi i Presidentes bëhet në seancë të jashtëzakonshme”.

Kategoritë
LajmeVendi