Kushtetuta e Medinës: traktati i parë legjislativ i Islamit, mbrojtja e hebrenjve dhe krishterëve!

Kushtetuta e Medinës, e quajtur nganjëherë edhe “Dokumenti i Umetit” (1), është një statut i cili përmban parimet e para ligjore dhe administrative në lidhje me detyrimet dhe të drejtat midis muslimanëve dhe banorëve të Jathribit, më vonë i quajtur edhe al-Madinah, ose thjesht Medina (ANTHONY, 2020).

Shkruan: Rozart Dani, Luksemburg

Edhe pse dokumenti origjinal i Kushtetutës së Medinës nuk ka ardhur akoma deri në ditët e sotme, ekzistenca e tij është e njohur gjerësisht nga studiuesit e historisë islame, të ruajtura në disa burime letrare, duke u konsideruar autentike dhe që datojnë nga koha e jetës së Profetit a.s (LECKER, 2004), gjithashtu e pranuar edhe nga autorët më kritikë ndaj fesë Islame, si psh, Tom Holland (2012). Kushtetuta do të formonte bazën e Shtetit Islam të Medinës, i cili nga ana tjetër bashkëjetonte me disa fe njëkohësisht.

KONTEKSTI

Ky dokument u krijua me qëllimin për t’i dhënë fund luftimeve të pafundme fisnore midis dy klaneve kryesore të Medinës, Banu Aws dhe Banu Hazraj, si dhe me synimin për të siguruar paqen dhe bashkëpunimin mes grupeve të tjera në qytet.

Në vitet e fundit të Muhamedit a.s në qytetin e Mekës, një delegacion nga Medina me përfaqësues nga dymbëdhjetë klanet e saj më të shquara e ftoi atë si një të huaj neutral për të shërbyer si arbitër kryesor për të gjithë komunitetin. Në vitin 622 ndodhi migrimi i Profetit në Jathrib (Medine) në episodin e njohur si Hixhra pasi klanet Kurejshe u përpoqën ta vrisnin. Kështu, Muhamedi do të shkonte me Ebu Bekrin, pasi muslimanët e tjerë ishin dërguar tashmë nga Profeti në qytet.

Fill pas mbërritjes në Medine:

Menjëherë pasi arriti në Medinë, Muhamedi a.s hartoi një marrëveshje me shkrim me banorët e qytetit duke vendosur marrëdhënie dhe detyrime midis refugjatëve mekas, tashmë të njohur si “Emigrantët” (Muhaxhirun) dhe muslimanët e Medinës, të njohur si “Ndihmësit” (Ansar). Marrëveshja përfshinte artikuj të tillë si “Asnjë besimtar nuk do të vrasë një besimtar tjetër për hir të një jobesimtari dhe asnjë besimtar nuk do ta ndihmojë një jobesimtar kundër një besimtari tjetër”. Shumë klane më të vogla hebreje në qytet u përfshinë gjithashtu në këtë pakt dhe u garantuan të njëjtën siguri dhe të drejta si myslimanët. Të gjithë këto grupe së bashku formuan “një komunitet të vetëm” (BROWN, 2011, f. 27)

Para mbërritjes së Profetit a.s në Medine, kishte pasur luftime, ku kryesisht përfshiheshin banorët hebrenj dhe paganë të qytetit, për gati 100 vjet para Hixhrit. Kështu, masakrat ishin të përsëritura, si dhe mosmarrëveshjet rreth pretendimeve të formuluara kryesisht pas betejës së Bu’ath, ku ishin përfshirë të gjitha klanet, kryesisht Banu Aus dhe Banu Hazraxh. Për shkak të përfshirjes së gjerë në grindje, banorët e Jathribit kuptuan që sistemi fisnor i gjakmarrjeve dhe gjakderdhjeve (ekuivalenti Kanunit shqiptar) ishte i paqëndrueshëm, gjë që çoi në kërkimin e një arbitri të jashtëm dhe të paanshëm që mund të zgjidhte mosmarrëveshjet e tyre, duke përcaktuar Muhamedin a.s në këtë rol (WATT, 2008)

Kështu, delegacioni nga Medina i premtoi vetes dhe bashkatdhetarëve të tyre që të pranonin Profetin a.s dhe shokët e Tij pas mbërritjes në qytet, duke e mbrojtur Atë sikur të ishte njëri prej tyre. Me të mbërritur, Muhamedi a.s, hartoi Kushtetutën e lartpërmendur, duke vendosur diçka që mund të quhet një aleancë apo edhe një federatë mes tetë fiseve të Medines dhe myslimanëve të Mekës, duke preçizuar të drejtat dhe detyrat e të gjithëve.

Lidhur me hebrenjtë, Hajjah Amina Adil (2002) në biografinë e saj mbi Profetin a.s bazuar në burimet klasike turke, vëren se:  Hebrenjtë ishin Ehl el-Kitabi (Njerëz të Librit) dhe zotërues të dijes, ndërsa Hazraxht ende adhuronin idhujt. Kurdoherë që gjendeshin në pozitë të keqe me hebrenjtë, këta të fundit do t’u thoshin: “Së shpejti do të dërgohet një profet, dita e tij është afër. Kur të shfaqet, ne do ta ndjekim atë dhe ju do të vdisni; do ju shkatërrojmë plotësisht”. Sidoqoftë, kur Muhamedi a.s erdhi në Medine, ata thanë: “Ky njeri nuk është profet!” Siç është shkruar në ajetet e shenjta të Kuranit: Kur atyre u erdhi një libër nga Zoti, që vërtetonte atë që ishte me ta dhe ata u lutën më parë për fitoren mbi jobesimtarët – kur u erdhi atyre ajo që ata njohën, ata nuk besuan në të. (Lopa, 89) (ADIL, 2002, f. 259).

Për Bernard Lewis (2002) në librin e tij “Arabët në Histori”, Kushtetuta nuk ishte një traktat reciprok në kuptimin modern të termit, por një shpallje e njëanshme nga ana e Muhamedit a.s. Sipas Welch (2009), Kushtetuta zbulon aftësitë e mëdha diplomatike të Profetit a.s.

Gjithsesi, Dokumenti mund të përmblidhet në mendimin e Berkey (2003), i cili thotë se një nga aspektet më interesante të Kushtetutës është përfshirja e hebrenjve si një pjesë integrale e ummetit (megjithë tradhtinë e tyre të dukshme të përmendur më lart), duke i konsideruar fiset hebraike si “një bashkësi e përbashkët besimtarësh”, pasi ata “kanë fenë e tyre dhe myslimanët të tyren”.

KUSHTETUTA

Dokumenti i Umetit, në versionin e siguruar nga Lecker (2004), përmban 47 artikuj, si më poshtë:

Bismilahi-rrahmani-rrahim

Në emër të Zotit, Mëshiruesit – Mëshirëbërësit

1. Ky është një përshkrim i Muhamedit a.s, Profetit dhe të Dërguarit të Zotit (që do të zbatohet) mes besimtarëve dhe pasuesve të Islamit midis Kurejshëve dhe popullit të Medinës, si dhe atyre që mund të jenë nën ta, mund të bashkohen e marrin pjesë në luftëra nën shoqërinë e tyre.

2. Ata do përbëjnë një bashkësi të veçantë politike (Umet) të dallueshme nga të gjithë popujt e botës.

3. Emigrantët nga Kuraishi do të jenë përgjegjës për famullinë e tyre; ata do të paguajnë paratë e tyre të gjakut në bashkëpunim të ndërsjellë dhe do të sigurojnë lirimin e të burgosurve të tyre duke paguar shpërblimin e tyre për veten e tyre, në mënyrë që marrëdhëniet reciproke midis besimtarëve të jenë në përputhje me parimet e mirësisë dhe drejtësisë.

4. Banu al Auf do jetë përgjegjës për lagjen e tyre dhe do të paguajë paratë e tyre të gjakut në bashkëpunim të ndërsjellë, dhe secili grup do të sigurojë lirimin e të burgosurve të tyre duke paguar shpërblimin e tyre nga vetja në mënyrë që marrëdhëniet midis besimtarëve të jenë në përputhje me parimet e mirësisë dhe drejtësisë.

5. Banu Al-Harith-ibn-Khazraj do të jetë përgjegjës për lagjen e tyre dhe do të paguajë paratë e gjakut në bashkëpunim të ndërsjellë dhe secili grup do të sigurojë lirimin e të burgosurve të tyre duke paguar shpërblimin e tyre për veten e tyre, në mënyrë që marrëdhëniet midis besimtarëve duhet të jetë në përputhje me parimet e mirësisë dhe drejtësisë.

6. Banu Sa’ida do të jetë përgjegjës për lagjen e tyre dhe do të paguajë paratë e tyre të gjakut në bashkëpunim të ndërsjellë dhe secili grup do të sigurojë lirimin e të burgosurve të tyre duke paguar shpërblimin e tyre për veten e tyre, kështu që marrëdhëniet midis besimtarëve duhet të jenë në përputhje me parimet e mirësisë dhe drejtësisë.

7. Banu Jusham do të jetë përgjegjës për lagjen e tyre dhe do të paguajë paratë e gjakut të tyre në bashkëpunim të ndërsjellë dhe secili grup do të sigurojë lirimin e të burgosurve të tyre duke paguar shpërblimin e tyre në mënyrë që marrëdhëniet midis besimtarëve të jenë në përputhje me parimet e mirësisë dhe të drejtësisë.

8. Banu an-Naxhar do të jetë përgjegjës për lagjen e tyre dhe do të paguajë paratë e tyre të gjakut në bashkëpunim të ndërsjellë, dhe secili grup do të sigurojë lirimin e të burgosurve të tij duke paguar shpërblimin e tyre në mënyrë që marrëdhëniet midis besimtarëve të jenë në përputhje me parimet e mirësisë dhe drejtësisë.

9. Banu Amr-ibn-Auf do të jetë përgjegjës për lagjen e tyre dhe do të paguajë paratë e gjakut në bashkëpunim të ndërsjellë dhe secili grup do të sigurojë lirimin e të burgosurve të tyre duke paguar shpërblimin e tyre, në mënyrë që marrëdhëniet midis besimtarëve të në përputhje me parimet e mirësisë dhe drejtësisë.

10. Banu-al-Nabit do të jetë përgjegjës për lagjen e tyre dhe do të paguajë paratë e tyre të gjakut në bashkëpunim të ndërsjellë dhe secili grup do të sigurojë lirimin e të burgosurve të tyre duke paguar shpërblimin e tyre në mënyrë që marrëdhëniet midis besimtarëve të jenë në përputhje me parimet e mirësisë dhe drejtësisë.

11. Banu-al-Aus do të jetë përgjegjës për lagjen e tyre dhe do të paguajë paratë e gjakut në bashkëpunim të ndërsjellë dhe secili grup do të sigurojë lirimin e të burgosurve të vet duke paguar shpërblimin e tyre, në mënyrë që marrëdhëniet midis besimtarëve të jenë në përputhje me parimet e mirësisë dhe drejtësisë.

12. (a) Dhe besimtarët nuk duhet të lënë askënd të ngarkuar me borxhe pa i dhënë atij ndonjë lehtësim, në mënyrë që marrëdhëniet midis besimtarëve të jenë në përputhje me parimet e mirësisë dhe drejtësisë.       (b) Po kështu, asnjë besimtar nuk duhet të lidhë një kontratë patronazhi me dikë i cili njëkohësisht është në një kontratë të tillë me një besimtar tjetër.

13. Dhe duart e besimtarëve të devotshëm do të ngrihen kundër çdo personi që ngrihet në rebelim ose përpiqet të fitojë diçka me forcë ose është fajtor për ndonjë mëkat ose teprim ose përpjekje për të përhapur të keqen midis besimtarëve; duart e tyre do të ngrihen të gjithë kundër një personi të tillë, edhe nëse ai është djali i njërit prej tyre.

14. Dhe asnjë besimtar nuk duhet të vrasë një besimtar tjetër për hakmarrje ndaj një jobesimtari, as të ndihmojë një jobesimtar kundër një besimtari.

15. Dhe mbrojtja e Zotit është një. Njeriu më i përulur prej tyre (besimtarëve) mundet, duke i dhënë mbrojtje gjithkujt, t’ia vë detyrimin të gjithëve; dhe besimtarët janë vëllezër me njëri-tjetrin qoftë kundër gjithë popujve (të botës).

16. Dhe se ata që na binden në mesin e hebrenjve do të kenë ndihmë dhe barazi. As nuk do të shtypen dhe nuk do jepet ndihmë kundër tyre.

17. Dhe paqja e besimtarëve do të jetë një. Nëse ka luftë në rrugën e Zotit, asnjë besimtar nuk do të jetë në paqe (me armikun) përveç besimtarëve të tjerë, përveç nëse ajo (paqja) është e njëjtë dhe po aq e detyrueshme për të gjithë.

18. Dhe të gjitha këto grupe që do të luftojnë përkrah nesh do të lehtësohen me radhë.

19. Dhe besimtarët, si trup, do të hakmerren me gjak në rrugën e Zotit.

20. (a) Dhe pa asnjë dyshim që besimtarët e përshpirtshëm janë më të mirët dhe më të drejtët.                                                                                             (b) Dhe që asnjë bashkëpunëtor (subjekt jo-mysliman) të mos i ofrojë asnjë mbrojtje jetës dhe pasurisë së një Kuraishi, dhe as të mos pengojë asnjë besimtar në këtë çështje.

21. Dhe nëse dikush vret me qëllim një besimtar, dhe kjo vërtetohet, ai do të vritet si hakmarrje, përveç nëse trashëgimtari i personit të vrarë është i kënaqur me paratë e gjakut. Dhe të gjithë besimtarët do të mbrojnë vërtet për këtë urdhër dhe asgjë tjetër nuk do të jetë e përshtatshme për ta.

22. Dhe nuk do të jetë e ligjshme për askënd, i cili ka rënë dakord të zbatojë dispozitat e parashikuara në këtë kod dhe ka vendosur besimin e tij në Zot dhe Ditën e Gjykimit, për t’i dhënë ndihmë ose mbrojtje një vrasësi, dhe nëse ai jep çdo ndihmë ose mbrojtje ndaj një personi të tillë, mallkimi dhe zemërimi i Zotit do të bjerë mbi të në Ditën e Ringjalljes, dhe asnjë pagesë ose kompensim nuk do pranohet nga një person i tillë.

23. Dhe që sa herë që nuk jeni dakord për diçka, referojuni Zotit dhe Muhamedit a.s.

24. Dhe hebrenjtë do të ndajnë shpenzimet e luftës me besimtarët për sa kohë që ata luftojnë së bashku.

25. Dhe hebrenjtë e Banu Auf do të konsiderohen si një bashkësi politike (Umet) me besimtarët – për hebrenjtë fenë e tyre, dhe për muslimanët fenë e tyre, të jenë klient ose mbrojtës. Sidoqoftë, kushdo që është fajtor për shtypje ose prishje të traktatit do të vuajë, po kështu do të vuajë edhe familja e tij, por askush tjetër.

26. Dhe hebrenjtë e Banu-an-Naxhar do të kenë të njëjtat të drejta si hebrenjtë e Banu Auf


Vërejtje: Qëndrimet e autorëve nga kjo rubrikë, nuk domethënë që përfaqësojnë në mënyrë automatike edhe qëndrimet e redaksisë. Megjithatë, njohja e këtyre qëndrimeve është në interes të lexuesve, prandaj edhe publikimi i tyre. Për rrjedhojë autorët mbajnë përgjegjësi të plotë për sa u përket qëndrimeve rreth çështjeve të shtjelluara në fjalë.

Kategoritë
OPINIONE