Kushti i vaksinimit – Gjilani nuk e pret qeverinë

Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, ka nxjerr vendimin se nga e marta, (7 shtator 2021), punëtorët e shtetit, përfshirë shërbyesit civilë, zyrtarët publikë, mjekët, infermierët, mësimdhënësit, zjarrfikësit, punëtorët teknikë etj., nuk do të mund të futen në vendet e tyre të punës pa konfirmim të vaksinimit, test PCR apo test rapid antigjen.

Këtë vendim fiks një javë para se të hyjë në fuqi ai i qeverisë i paralajmëruar ditë më parë, i pari i komunës më të madhe në Anamoravë e mori, siç tha, pas rasteve të shumta të vdekjeve por edhe infektimeve nga COVID-19 në Gjilan, njofton Klan Kosova.

Haziri tutje tha se ky nuk është aspak vendim politik dhe se atë e mori në bazë të ligjit dhe pas konsultimit me kolegë nga shtabi emergjent

Kategoritë
LajmeVendi