Kuvendi i Maqedonisë së Veriut miraton rezolutën për negociatat me Bullgarinë dhe Ligjin e Shtetësisë

Rezoluta parashikon respektimin e vazhdimësisë së gjihës maqedonase në negociatat me Bullgarinë.

Me 95 vota “për”, një “i përmbajtur” dhe asnjë “kundër”, Kuvendi i Maqedonisë së Veriut sot ka miratuar rezolutën për përcaktimin e vijave të kuqe në negociatat me Bullgarinë.

Emri zyrtar i dokumentet të miratuar është “Rezoluta për vërtetimin e pozicioneve shtetërore maqedonase në kontekst të bllokadave të integrimeve evropiane”, dhe me të zotohet qeveria në negociatat me Bullgarinë për tejkalimin e bllokadës bullgare për fillimin e negociatave aderuese me BE-në që të respektohet vazhdimësia e gjuhës maqedonase dhe dialektit të saj, si dhe të respektohet autoktonia e popullit maqedonas dhe vazhdimësia e tij historike, gjuhësore, kulturore dhe religjioze, e gjithë kjo e bazuar në shkencë dhe faktet, teoritë dhe studimet e vërtetuara dhe respektimin e të drejtës ndërkombëtare.

Para votimit për rezolutën, deputetët e shumicës votuan amendament, me të cilin u vendos emri kushtetues në tekstin e rezolutës.

Bullgaria tashmë një kohë e bllokon Maqedoninë e Veriut në fillimin e negociatave aderuese me BE-në nën pretekstin e “zgjidhjeve të mosmarrëveshje historike dhe për gjuhën”.

Kuvendi miratoi Ligjin e Shtetësisë

Me 57 vota “për” dhe 32 “kundër”, Kuvendi i Maqedonisë së Veriut miratoi Ligjin për pajisje me Shtetësi.

Qeveria kishte vendosur që mbi propozimin e Ligjit të Shtetësisë të vendoset ylli evropian.

Ky veprim erdhi pas presionit të opozitës shqiptare ASH-AAA e cila paralajmëroi bllokadë totale të kuvendit. Ligji i Shtetësisë miratohet mbi bazën e marrëveshjes së liderëve të partisë maqedonase në pushtet Lidhja Socialdemokrate e Maqedonise (LSDM) Zoran Zaev, atij të Alternativës dhe të Aleancës për Shqiptarët, Afrim Gashi dhe Ziadin Sela.

Sipas ndryshimeve në ligjin për shtetësi, parashihet që shtetësia të mund të merret me parashtrimin e dokumenteve personale, certifikatë të lindjes, librezë pune, fletë-pronësi, fatura për obligimet komunale, librezë shëndetësore, tatime të paguara si dhe disa dokumente të tjera.

Kategoritë
LajmeRajoni