Kuvendi komunal i Prishtinës mban mbledhjen e fundit, Ahmeti i qeras me pije ata që s’u bënë asamblistë

Kuvendi komunal i Prishtinës e ka mbajtur mbledhjen e fundit për këtë mandat, raporton Ekonomia Online.

Me këtë rast, kryetari i komunës Shpend Ahmeti ka falënderuar të gjithë për punë dhe bashkëpunimin.,

Derisa tha se ata që nuk janë zgjedhur asamblistë do t’i qeras me nga një pije.

“Po dua me iu falënderuar secilin për krejt punën që e keni bë edhe kur nuk jemi pajtuar.

“…atyre që janë zgjedh prapë iu uroj sukses, atyre që nuk janë zgjedh ua qes ka një pije. Ka qenë mandat i paharrueshëm”.

Fillimisht Kuvendi ka miratuar propozim-vendimin për dhënien në shfrytëzim një parcele ambasadës amerikane.

Ahmeti tha janë në diskutim me ambasadën qe një kohë të gjatë dhe se projekti është i gatshëm, raporton EO.

“Jemi në diskutime që një kohë më ambasadën amerikane, prona është private, koeficienti është 2.4 Projekti është i gatshëm ata kanë kërkuar që projektin me e lejuar Komuna e Prishtinës”.

Kategoritë
LajmeVendi