Kuvendi miraton Komisionin për përzgjedhjen e Bordit të ri të RTK-së

Kuvendi i Kosovës ka formuar Komisionin Ad-Hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për tetë anëtarë nga komuniteti shqiptarë dhe një anëtar nga komuniteti serb në Bordin e RTK-së, i cili do të drejtohet nga deputeti i LDK-së, Armend Zemaj.

Në këtë Komision, LVV do t’i ketë pesë përfaqësues për këtë Komision, Armend Muja, nënkryetar, anëtare Doarsa Kica, Saranda Bogujevci, Ardian Gola dhe Fitim Uka.

Po ashtu dy anëtarë të Komisioni do të jenë nga radhët e PDK-së, Mërgim Lushtaku dhe Blerta Deliu,

Ndërsa, LDK do ta udhëheq këtë Komision, më në krye Armend Zemaj. Nga AAK do të jetë Albana Bytyqi.

Më ketë votim, Kuvendi ka mbyllur punimet e seancës sotme ku pati përplasje të shumta në mes të deputetëve nga pozita dhe opozita. /KP/

Kategoritë
LajmeVendi