Kuvendi nesër voton për gjyqtarin e Kushtetueses, katër kandidatë në garë për ta zëvendësuar Rama-Hajrizin

Kuvendi i Kosovës ka caktuar datën e mbajtjes së seancës plenare ku do të votohet për një gjyqtar të Gjykatës Kushtetuese. Nësër (e enjte) është dita kur 120 deputetët e Kuvendit do të shprehin vullnetin e tyre me anë të votës për emrin që do ta zëvendësoj Arta Rama-Hajrizin si gjyqtar i Kushtetueses.

Të enjten e kësaj jave Kuvendi ka caktuar seancë plenare në të cilën pjesë e rendit të ditës është edhe votimi për një gjyqtar të Kushtetueses.

“Propozimi i një (1) kandidati për gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Kosovës”, thuhet në faqen e Kuvendit.

Kujtojmë që Komisioni i Posaçëm ka dorëzuar listën e ngushtë prej katër emrave që pritet të votohen në seancën plenare.

Visar Morina, Vigan Qorrolli, Hilmi Jashari dhe Haxhi Xhemajli janë kandidatët për të cilët deptutët mund të votojnë.

Kategoritë
LajmeVendi