Kuvendi të enjten mban seancë solemne

Deputetët e Kuvendit të Kosovës do të mblidhen në një seancë solemne në përvjetorin e 14 të pavarësisë së Kosovës. Ndërsa gjatë javës së ardhshme do të ketë një debat parlamentar për dialogun dhe politikën e jashtme.

Pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit, pozita dhe opozita u përplasën edhe me efikasitetin e Qeverisë Kurti, kur sot janë bërë 1 vit nga zgjedhjet e 14 shkurtit.

Me punën 1 vjeçare të ekzekutivit u mburr deputeti i LVV-së, Armend Muja, i cili tha se ka pasur progres të vazhdueshëm.

Ndërsa kritik u shfaqën shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri dhe shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri. Madje ky i fundit Qeverinë Kurti e quajti si më të dobëtën në histori të Kosovës. /Kp/

Kategoritë
LajmeVendi