Kuvendi votoi dy ministrat e rinj të Qeverisë Rama

Parlamenti shqiptar ka votuar sot ministrat e rinj të kabinetit “Rama”, Olta Xhaçka dhe Niko Peleshi.

Xhaçka e cila do të jetë e para grua në krye të Ministrisë për Evropën dhe Punë e Jashtme, mori 94 vota pro ndërsa katër deputetë votuan kundër kurse një votë ishte abstenim.

Kurse Peleshi ka marrë gjithashtu 94 vota pro për të drejtuar Ministrinë e Mbrojtjes, tri vota kundër dhe tri të tjera abstenim.

Tashmë do të pritet kryerja e ceremonisë së betimit para Presidentit të Republikës për të marrë zyrtarisht detyrën.

Kategoritë
LajmeRajoni