Kuvendit të Kosovës i fiken dritat

Kriza e energjisë elektrike është ndjerë edhe në Kuvendin e Kosovës.

Në mes të debatit në seancën e sotme plenare, kryeparlamentari Glauk Konjufca ka kërkuar pesë minuta pushim për të kaluar në sistemin e energjisë me gjenerator, pasi tha se do të ndalet energjia elektrike.

“Tani do të ndalet rryma, pasi ndalet rryma deri sa të kalojmë në sistemin tjetër me gjenerator, kërkoj pesë minuta pushim dhe kthehemi në seancë prapë”, tha ai.

Kosova nuk është e vetmja që po përballet me reduktime të energjisë elektrike. Kriza ka përfshirë shumë vende.

Kategoritë
LajmeVendi