Kuzhinieri turk Burak Ozdemir në bashkëpunim me Ronaldon hap restorant në Londër

Kuzhinieri turk Burak Ozdemir në bashkëpunim me Ronaldon hap restorant në Londër

Gjatë adresimit të tij në një ngjarje të dielën e cila u organizua nga komuna e Bursës në Turqi, Ozdemir bëri të ditur se restoranti do të hapet në nëntor 2022.

Kuzhineri i famshëm turk, Burak Özdemir, i cili ka një numër të madh ndjekësish në rrjetet sociale, ndryshe i njohur edhe si CZN Burak, në partneritet me yllin e futbollit Cristiano Ronaldo do të hapin një restorant në Londër.

Gjatë adresimit të tij në një ngjarje të dielën, e cila u organizua nga komuna e Bursës në Turqi, Özdemir bëri të ditur se restoranti do të hapet në nëntor të këtij viti.

Kuzhinieri me renome botërore ka tre restorante në Stamboll.

CZN Burak është i njohur për ushqimet e tij gjigante.

Ai gjithashtu është i njohur edhe në rrjetet sociale ku ka mbi 57 milion ndjekës në TikTok dhe rreth 32 milion ndjekës në Instagram.

Kategoritë
BotaLajme
Reklamë: ABE Kosova