Ky është i riu shqiptar që i mbijetoi shpërthimit të autobusit, theu xhamin dhe doli

46 shqiptarë nga Maqedonia kanë mbetur të vdekur dhe shtatë të tjerë janë lënduar, pasi autobusi me të cilin po ktheheshin nga Turqia u dogj në Bullgari.

“Shtatë persona i mbijetuan kësaj tragjedie, falë Zotit. Në mesin e të mbijetuarve është edhe Lulzim Sulejmani nga Presheva”, deklaroi kryeministri maqedonas Zaev.

Qeveria e Maqedonisë së Veriut ka shpallur të martën tri ditë zie. Aksidenti ndodhi në një autostradë në perëndim të Bullgarisë.

Në mesin e viktimave janë edhe të paktën 12 fëmijë. Një zyrtar nga spitali në Sofje tha se shtatë persona janë duke u trajtuar. Gjendja e tyre është stabile.

Kategoritë
LajmeRajoni