“Ky është një Ballkan i ri, evropian”, Zaev në takim virtual me Ramën dhe Vuçiqin

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, zhvilloi një takim virtual me homologun maqedonas, Zoran Zaev dhe me presidentin serb, Aleksandër Vuçiq.

Këtë e bëri të ditur kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, përmes një postimi në rrjetin social Facebook.

Ai thotë se në këtë takim kanë rënë dakord rreth përgatitjeve për Forumin Ekonomik për Bashkëpunimin Rajonal në Shkup më 29 korrik.

“Këtë mëngjes kam pasur takim produktiv kushtuar përgatitjeve për Forumin Ekonomik për Bashkëpunim Rajonal, të cilin së bashku me Presidentin e Serbisë Aleksandar Vuçiq dhe Kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama, po e organizojmë në Shkup më 29 korrik duke u lidhur edhe më shumë për të lehtësuar dhe përmirësuar jetën e të gjithë qytetarëve tanë. Ky është një Ballkan i ri, evropian”, shkruan Zaev.

Kategoritë
LajmeRajoni