Ky është raporti 24 orësh i MSH-së për gjendjen me Covid-19

Ministria e Shëndetësisë ka lajmruar së në 24 orët e fundit janë konfirmuar 26 raste të reja të të infektuarve me virusin COVID-19.

Në kuadër të njoftimit të MSH-së është theksuar se nuk ka pasur ndonjë rast vdekje si pasojë e këtij virusi, shkruan lajmi.net.

Ndërsa numëri i të shëruarve është 45.

Lexoni raportin e plotë:

21 Mars 2022: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

ℹ️Në 24 orët e fundit janë dhënë 46 doza të vaksinës kundër COVID-19.
ℹ️Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.819.625 doza të vaksinës.
ℹ️Deri më sot 819.281 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
ℹ️Nga 970 testime, 26 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
ℹ️Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.
ℹ️Sot janë shëruar 45 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 227.150.
ℹ️Në total numri i rasteve aktive është 632.
Kategoritë
LajmeVendi