Ky është raporti 24 orësh për vdekjet dhe rastet e reja me Covid-19

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se që nga dje kanë vdekur 12 persona dhe janë regjistruar 410 raste të reja me COVID-19.

Rastet janë konfirmuar pas testimit të mbi 8 mijë e 700 mostrave.

MSh’ja ka njoftuar edhe për shërimin e 1 mijë e 732 personave, derisa janë vaksinuar edhe mbi 22 mijë persona.

Kategoritë
LajmeLajmet KryesoreVendi