Ky gjarpër është aq i madh sa u desh një ekskavator për ta lëvizur

Një gjarpër gjigant u gjet nga disa punëtore që po pastronin një pjesë të pyllit tropikal në Dominikë në Karaibe. Gjarpri ishte aq i madh sa punëtorët duhej të përdornin një ekskavator për ta zhvendosur në vend të sigurt.

Gjarpri është i llojit Boa, i cili mund të rritet deri në 4 metra. Një video e gjarprit u bë virale në platforma të ndryshme dhe përdoruesit e rrjetit besojnë se mund të jetë gjarpri më i madh në botë i regjistruar në kamera.

Kategoritë
BotaLajme