Ky shtet do të ndalojë reklamat e ndërhyrjeve estetike për moshat nën 18 vjeç

Reklamat për ndërhyrje estetike, si zmadhim i gjoksit, operacion i hundës, apo fryerje e buzëve do të ndalohen të targetojnë personat nën 18 vjeç nga maji i vitit të ardhshëm, ka njoftuar një rregullator në Mbretëri të Bashkuar.

Reklamat për procedura të tilla si trajtimet me injeksione, zmadhimi ose zvogëlimi i gjoksit, “shtimi i barkut” ose zbardhja e dhëmbëve nuk do të lejohen më të shfaqen rreth programeve televizive, që mund të kenë audiencë fëmijët nën 18 vjeç ose në media të tjera që synojnë drejtpërdrejt moshat nën 18 vjeç.

Ky vendim është marrë pas disa konsultimeve, pasi ka pasur shqetësime për rrezik potencial të reklamimit të intervenimeve te personat në moshë të re.

Këto reklama kanë pasur rrezik të shkaktojnë presion për pamjen fizike, probleme të shëndetit mendor, si dhe rrezik për komplikime gjatë ndërhyrjeve.

Në maj të këtij viti, deputetja e Sevenoaks, Laura Trott, e cila prezantoi projektligjin, tha se “asnjë fëmijë nuk ka nevojë për botoks estetik ose mbushës.“Jam e emocionuar që jemi qenë në gjendje të ndryshojmë ligjin për të siguruar që fëmijët tanë  të mbrohen.

Komiteti për Praktika të Reklamimit, ka thënë se të dhënat e mbledhura kanë ofruar “pamje edhe më të qartë” se fëmijët dhe të rinjtë janë të cenueshëm ndaj presionit për pamjen fizike dhe kjo gjë mund të ketë ndikim në vetëbesimin e tyre, si dhe shëndetin mendor.

Kategoritë
BotaLajme