Kylian Mbappe futbollisti më i shtrenjtë në EURO 2020

Futbollisti 22-vjeçar francez Mbappe me 189 milionë euro renditet i pari ndërsa në vendin e dytë dhe të tretë janë lojtarët anglezë Harry Kane (127 milionë euro) dhe Marcus Rashford (121 milionë euro)

Futbollisti francez Kylian Mbappe me një vlerë prej 189 milionë euro është futbollisti më i shtrenjtë në mesin e futbollistëve që luajnë në Kampionatin Evropian të Futbollit “EURO 2020”, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas hulumtimit të ekipit KPMG Football Benchmark, totali i 10 futbollistëve më të shtrenjtë në EURO 2020 është 1 miliard e 189 milionë euro.

Futbollisti 22-vjeçar francez Mbappe me 189 milionë euro renditet i pari ndërsa në vendin e dytë dhe të tretë janë lojtarët anglezë Harry Kane (127 milionë euro) dhe Marcus Rashford (121 milionë euro).

Në listë nga Anglia gjenden 4 futbollistë, nga Belgjika 2 ndërsa nga Franca, Holanda, Gjermania dhe Portugalia nga një futbollist.

“10 futbollistët më të shtrenjtë në EURO 2020” janë si në vijim:

Futbollistët

Vlerë (euro)

1

Kylian Mbappe (Francë)

189 milionë

2

Harry Kane (Angli)

127 milionë

3

Marcus Rashford (Angli)

121 milionë

4

Raheem Sterling (Angli)

115 milionë

5

Kevin de Bruyne (Belgjikë)

115 milionë

6

Bruno Fernandes (Portugali)

114 milionë

7

Jadon Sancho (Angli)

110 milionë

8

Romelu Lukaku (Belgjikë)

105 milionë

9

Frenkie de Jong (Holandë)

100 milionë

10

Joshua Kimmich (Gjermani)

93 milionë

Kategoritë
LajmeSport