Lady Gaga ofron 500 mijë dollarë për kthimin e qenve të vjedhur

Këngëtarja në një deklaratë theksoi se po i ofron paratë për këdo që ka dy qentë e saj, pa asnjë pyetje.

Këngëtarja amerikane Lady Gaga ofroi 500 mijë dollarë për kthimin e dy bulldogëve francezë pasi iu vodhën në Los Angeles.

Këngëtarja në një deklaratë theksoi se po i ofron paratë për këdo që ka dy qentë e saj, pa asnjë pyetje.

Kushdo që i ka qentë, mund të përdorë [email protected] që të marrë shpërblimin, thuhet më tej.

Shëtitësi i qenve u dërgua në spital pasi u qëllua të enjten nga një person i armatosur në Hollywood ndërsa po shëtiste qentë.

Policia tha se ai është në gjendje të mirë.

Kategoritë
BotaLajme