Lajçak dhe Palmer nisin takimet në Beograd, diskutojnë për dialogun Kosovë-Serbi

I dërguar i posaçëm i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak , ka nisur takimet e tij në kuadër të vizitës në Beograd, pas asaj në Prishtinë.

Ai me anë të një postimi në rrjetin social Twitter ka shkruar se është takuar me Ministrin e Punëve të Jashtme të Serbisë, Nikola Selakoviq, me të cilin kanë diskutuar për dialogun.

“Fillova vizitën time në Beograd duke u takuar me Ministrin e Jashtëm Nikola Selakoviq për herë të parë”.

“Ne patëm diskutime të dobishme dhe konstruktiv në lidhje me dialogun dhe rëndësinë e tij për të ardhmen e Serbisë në BE”, ka shkruar Lajçak. Në këtë takim ishte edhe Mattew Palmer, i dërguar i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor.

Kategoritë
LajmeVendi