Lansohet platforma për regjistrim për të marrë vaksinën antiCVOID-19, deri më tani janë regjistruar 3256 qytetarë

Ministria e Shëndetësisë, përmes një njoftimi për media ka bërë të ditur se Agjensia Shtetërore e Informacionit (ASHI) në kuadër të Ministrisë së Punëve të Brendshme, ka ofruar në kuadër të platformës ekosova, linku: https://ekosova.rks-gov.net/, shërbimin shëndetësia përmes së cilit qytetarët mund të aplikojnë për regjistrim për të marrë vaksinën kundër COVID -19.

“Për çfarëdo problemi që qytetarët mund të hasin gjatë aplikimit, mund ta adresojnë atë përmes email adresës : [email protected] dhe ne faqen e-kosova në rrjetin social facebook.

Për informacion, gjatë tre ditëve të para të regjistrimit përmes platformës ekosova.rks-gov.net janë regjistruar 3256 qytetarë për vaksinim kundër COVID-19, prej të cilëve 316 persona mbi 80 vjeç; 1435 të moshës 61-80 vjeç, kurse pjesa tjetër janë të moshës nën 60 vjeçe”, thuhet në njoftim.

Deri në mesditën e sotme, në Kosovë janë vaksinuar me vaksinën AstraZeneca 1228 qytetarë, profesionistë dhe nëpunës të institucioneve shëndetësore.

Kategoritë
LajmeVendi