Largimi i Calhanoglu, Milani zgjedh një kampion Europe për ta zëvendësuar

Hakan Calhanoglu ka vendosur të kalojë te Interi dhe Milani duhet ta zëvendësojë. Akoma pa u zyrtarizuar turku te rivalët e qytetit, drejtori Maldini ka nisur punën për të gjetur pasuesin. Nga Italia mësohet se i zgjedhuri është Hakim Ziyech.

Ish-mesfushori i Ajax, aktualisht pjesë e Chelsea është në shitje dhe londinezët janë gati ta shesin për një çmim më të lirë se 40 milionët, që e blenë verën e shkuar. Ndërkohë, Milani kërkon ta huazojë me të drejtën e blerjes dhe kjo është një mundësi.

Pengesë në këtë rast është paga prej 6 milionë eurosh e marokenit, me Milanin që ka gati edhe një plan B. Dani Ceballos është një tjetër mundësi. Mesfushori i Real Madrid kërkon të shkojë në një klub ku luan rregullisht dhe ky mund të jetë Milani për shkak të marrëdhënieve të mira mes klubeve.

Kategoritë
Sport