Lavrov: “Mercenarë” nga Kosova, Bosnja dhe Shqipëria dyshohet se po dërgohen në Ukrainë

Sipas autoriteteve ruse ka informacione së “mercenarë” nga Kosova, si dhe nga Shqipëria e Bosnja dhe Hercegovina po rekrutohen për t’u vendosur në Donbass.

Kështu ka bërë me dije ministri i Jashtëm Sergei Lavrov për RT.

“Kancelari gjerman Olaf Scholz dhe të gjithë liderët e tjerë të NATO-s thonë se aleanca është mbrojtëse. Presidenti rus Vladimir Putin, në konferencën e tij për shtyp pas bisedimeve me Scholz, i kujtoi atij bombardimin e Jugosllavisë në vitin 1999. Scholz tha se NATO ndërhyri për të parandalimi i një gjenocidi të shqiptarëve të Kosovës, se gjithçka u bë me sukses dhe se tani ky rajon po lulëzon” – tha ministri.

Kosova dhe disa pjesë të tjera të Ballkanit Perëndimor po bëhen një terren pjellor për krim. Ka terroristë, tregtarë droge. Është një terren rekrutimi për mercenarët që marrin pjesë në konflikte të cilat po nxiten gradualisht, duke përfshirë edhe Shtetet e Bashkuara. Ka informacione se mercenarët po rekrutohen në Kosovë, Shqipëri, Bosnje dhe Hercegovinë dhe po dërgohen në Donbass, ndër të tjera, për të çuar Rusinë jashtë ekuilibrit. Ne po e kontrollojmë këtë informacion tani” – theksoi Lavrov.

Në fillim të këtij muaji, inteligjenca në Donbass raportoi praninë e aty që i quan si mercenarë britanikë dhe polakë që vepronin pranë vijës së frontit në Ukrainën lindore.

Kategoritë
BotaLajme