Lavrov: Pamjet e masakrës së civilëve në Buça janë “të sajuara”

Ministri i Jashtëm rus, Sergey Lavrov deklaroi se pamjet që tregojnë masakrën e civilëve në qytetin ukrainas të Buças janë “të sajuara” dhe se kjo është bërë për të prishur negociatat që vazhdojnë mes delegacioneve ruse dhe ukrainase.

Ministri i Jashtëm rus, Sergey Lavrov deklaroi se pamjet që tregojnë masakrën e civilëve në qytetin ukrainas të Buças janë “të sajuara” dhe se kjo është bërë për të prishur negociatat që vazhdojnë mes delegacioneve ruse dhe ukrainase.

Në videomesazhin e tij, Lavrov deklaroi se “videot e incizuara nga ushtria dhe inteligjenca ukrainase ishin qartësisht të rreme dhe të fabrikuara” në qytetin ukrainas Buça, nga ku ushtria ruse ishte tërhequr.

Duke thënë se ka një arsye për “këtë provokim të dukshëm dhe të rremë, i cili është i pamundur të vërtetohet”, tha Lavrov: “Ne mendojmë se është një pretekst me dëshirën për të gjetur një justifikim për të prishur negociatat në vazhdim”.

Ai vuri në dukje se kishte një shpresë të vogël në negociatat midis delegacionit rus dhe ukrainas në Stamboll, por në një kohë të tillë u shfaqën imazhet e Buças. Lavrov tha: “Në bisedimet e mbajtura në Stamboll më 29 mars, për herë të parë në negociatat ndërmjet delegacioneve, pala ukrainase ofroi një vizion të shkruar se si mund të dukej marrëveshja për statusin e Ukrainës dhe garancitë e sigurisë.”

Ministri i Jashtëm rus, Sergey Lavrov duke rikujtuar se në përputhje me bisedimet e zhvilluara në Stamboll me Ukrainën, pala ruse vullnetarisht dhe me një gjest vendosi të ulë tensionin në terren dhe për këtë arsye doli nga Buça, por pas 3 ditësh dolën në shesh pamjet në fjalë.

Kemi çdo arsye të besojmë se kjo është bërë për të larguar vëmendjen nga procesi i negociatave, për të rikthyer palën ukrainase pas negociatave në Stamboll, për të vendosur kushte të reja. Ndërkohë që mediat perëndimore shpërndanin informacione të rreme për qytetin e Buças, delegacioni ukrainas u përpoq të ndërpresë plotësisht procesin e negociatave”, tha Lavrov.

Duke theksuar se bashkësia ndërkombëtare duhet të dijë se pala ruse është e gatshme të punojë në tryezën e bisedimeve me ndershmëri dhe qëndrueshmëri, Lavrov tha: “Ne këmbëngulim t’i dërgojmë një sinjal të qartë Kievit për të mos sabotuar. Përndryshe, ekziston rreziku i përsëritjes së fatit të Marrëveshjes së Minskut. Ne kurrë nuk do të pajtohemi me këtë.”

Kategoritë
BotaLajme