Lavrov: Perëndimi e shtyu Ukrainën për ta zgjidhur çështjen e Donbasit me forcë

Ministri i Punëve të Jashtme të Rusisë, Sergey Lavrov, deklaroi se vendet perëndimore e shtynë Ukrainën drejt zgjidhje së çështjes së Donbasit me forcë dhe se Kievi po përgatitej për luftë në Donjeck dhe Lugansk.

Ky vlerësim i shefit të diplomacisë ruse erdhi gjatë fjalës së rastit në konferencën me temë “Marrëdhëniet Ndërkombëtare Digjitale 2022”, mbajtur në Institutin Shtetëror të Marrëdhënieve Ndërkombëtare në Moskë (MGIMO), një universitet nën ombrellën e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Federatës Ruse, të cilin shumë e konsiderojnë si institucionin më elitar të arsimit të lartë në Rusi.

Duke u ndalur mbi luftën ruso-ukrainase që vazhdon prej 24 shkurtit (2022), Sergey Lavrov deklaroi se Kievin po e drejtojnë vendet perëndimore.

“Vendet perëndimore mbështetën ngurrimin e regjimeve të Kievit dhe mungesën e vullnetit të tyre për të respektuar marrëveshjet e Minskut për 8 vjet duke i detyruar ata ta zgjidhin çështjen e Donbasit me forcë. Kievi po përgatitej për luftë në Donjeck dhe Lugansk”, u shpreh ai.

Siç tha ministri rus i Punëve të Jashtme, Perëndimi po bën përpjekje për të mbyllur kanalet normale të komunikimit, ndaj diplomacia digjitale është i vetmi kanal për të përcjellë një këndvështrim alternativ tek audienca e huaj e synuar.

“Perëndimi ka shpallur një luftë hibride kundër nesh me pretekstin e krizës në Ukrainë. Kjo luftë përfshin sfera të ndryshme duke përfshirë fushën e informacionit”, vijoi Lavrov.

Ai potencoi se Rusia nuk po vetizolohet dhe se kriza aktuale ofron mundësi shtesë për edhe zhvillimin, ashtu si në çdo fushë.

Pasi vuri në pah se vendi i tij është për vendosjen e bashkëpunimit konstruktiv në fushën e menaxhimit të internetit dhe sigurisë kibernetike, ministri Lavrov theksoi se do të garantojnë sigurinë e tyre në fushën digjitale dhe do të zhvillojnë platformat në internet.

Kategoritë
BotaLajme