Lavrov: Perëndimi po përpiqet të politizojë çështjet humanitare në OKB

“Kolegët tanë perëndimorë po përpiqen sa më shumë të politizojnë çështjet e ndihmës humanitare në OKB”, tha Lavrov.

Ministri rus i Punëve të Jashtme, Sergey Lavrov, ka deklaruar se Perëndimi po përpiqet të politizojë çështjet e ndihmës humanitare në Kombet e Bashkuara (OKB), raporton Anadolu Agency (AA).

Lavrov dhe kreu i Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq (KNKK), Peter Maurer, u takuan sot në Moskë.

Duke folur për mediat, Lavrov tha se situata humanitare në Ukrainën lindore është përkeqësuar vitet e fundit.

Duke theksuar se Perëndimi i shpërfill problemet e përmendura, Lavrov tha se mocioni për një rezolutë për “ndihma humanitare” për Ukrainën, të cilin Rusia e paraqiti në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, nuk u pranua.

“Kolegët tanë perëndimorë po përpiqen sa më shumë të politizojnë çështjet e ndihmës humanitare në OKB”, tha Lavrov.

Ai shtoi se Rusia është e përkushtuar për zgjidhjen e problemit në Ukrainë dhe shtoi se duhet të hiqen pengesat në lidhje me evakuimin e civilëve dhe ndihmën humanitare.

Nga ana tjetër, Maurer theksoi se ai vizitoi Ukrainën javën e kaluar.

“Ne jemi të gatshëm të ofrojmë ndihmë humanitare për qytetarët e Ukrainës”, tha Maurer.

Maurer shtoi se puna për ndihmën humanitare në rajonin Donbas të Ukrainës, i cili kontrollohet nga forcat e armatosura ruse, duhet të përmirësohet. Ai po ashtu njoftoi se kanë aplikuar për të hapur një zyrë të Kryqit të Kuq në rajonin Rostov të Rusisë.

Kategoritë
BotaLajme