Lavrovi kërcënon sërish Suedinë, ky është reagimi i ashpër nga suedezët

Eurodeputeti suedez, Charlie Weimers, i është kundërpërgjigjur shefit të diplomacisë ruse, Sergei Lavrov, pasi ky i fundit ka përsëritur edhe një herë kërcënimin për Suedinë në rast së ky shtet provon t’i bashkohet NATO-s.

Weimers ka thënë se secila kritikë që Lavrov e bën, për secilën shkelje të hapësirës ajrore të Suedisë dhe për secilin sulm ndaj synimeve të shtetit, Suedia vetëm nxitet dhe afrohet edhe një hap më afër NATO-së.

“A do ta konsiderojnë studiuesit e ardhshëm të politikës së jashtme një sukses të madh diplomacinë tuaj ngacmuese? Vështirë”, ka shkruar eurodeputeti suedez.

Kategoritë
BotaLajme