LDK-ja në Suharekë e propozon ish-deputetin Ardian Shala si kandidat për kryetar të komunës

Ish-deputeti, Ardian Shala u votua unanishimit nga kryesia e degës së Lidhjes Demokratike të Kosovës në Suharekë si kandidat për kryetar të kësaj komune.

Këtë e ka bërë të ditur, Selman Kolgeci, anëtar i kryesisë së LDK-së në këtë komunë përmes një postimi në “Facebook”.

“Na priftë e mbara kryetar! Sot në mbledhjen e kryesisë së degës së LDK-së në Suharekë është votuar unanimisht që z.Ardian Shala të jetë kandidat për kryetarë të komunës së Suharekës! Na priftë e mbara e dalshim faqebardhë”, ka shkruar.

Tani është në duart e kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhikut për të aprovuar ose jo kandidaturën e Shalës për kryetar të komunës.

Ndryshe, presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka ftuar për nesër përfaqësuesit e partive politike për t’u takuar ku do të diskutohet rreth caktimit të datës së zgjedhjeve lokale.

Sipas ligjit përkatës zgjedhjet mund të mbahen më herët se gjashtëdhjetë (60) ditë para përfundimit të mandatit dhe jo më vonë se tridhjetë (30) ditë pas përfundimit të mandatit.

Kategoritë
LajmeVendi