LDK kritikon Totajn: Kthehuni në mendimet që keni pasur para 14 nëntorit, kujtoni fjalët që keni thënë

Anëtari i LDK-së në Prizren Kemal Gegollaj ka kritukuar kryetarin aktual të Komunës  së Prizrenit pasi që nuk kanë arritur të bëjnë marrëveshje për koalicion

Postimi i plotë

Kritikë për fituesin e zgjedhjeve në Prizren!

I nderuar z.Totaj,
Kërkoj nga ju të ktheheni me mendimet që keni pasur para datës 14 Nëntor, para ditës së zgjedhjeve të Balotazhit. Nëse arrini të ktheheni, jam i bindur se do t’i kujtoni fjalët që keni thënë, se do të punoni për qytetarët e Prizrenit dhe se nuk do t’ju mundë lakmia që PDK’ja ka për pushtet.
I nderuar z.Totaj,
Kërkoj nga ju që ta analizoni gjatë kërkesën të cilën LDKja ua ka ofruar për bashkëpunim.
Analizojeni pa stres. Konsiderojeni si një lojë Basketbolli të shoqëruar me një muzik Rock, ngase për ju është më mirë.
Kryetar Totaj, pyeti njerëzit që ke përreth se kush të ndihmoi të jesh kryetar sot?! Por, pyeti ata që duhet, e jo ata që rrugëtove gabim me ta.
Nëse mendoni se kryesuesin do ta votoni me minoritetet, uroj të të kujtohet se kë e ndihmuan minoritetet gjatë zgjedhjeve!
Përveç kësaj, nuk është kryesuesi çelësi i punëve 4 vjeçare, ju e dini mirë këtë punë.
Kryetar Totaj, nëse ia do të mirën Prizrenit, dua të ta kujtoj se LDKn e ke për punë të mira.
Por, nëse dëshironi të përfundoni si Vetëvendosja; me shumë pushtet e hiç pa punë, jeni të lirë, vazhdoni pa LDK’në.
Qytetarëve u mungojnë punët e mira, ngase janë gërditur prej pazareve politike.
Për fund, mos e harro fjalinë “Përtej politikës”.
Paç shëndet të mirë!
Kemajl Gegollaj, kandidat i LDKsë për kuvend komunal.
Prizren, 22 Dhjetor 2021
Kategoritë
LajmeVendi