“Le Monde”: Dronët e armatosur turq shiten lehtë dhe me shpejtësi

Gazeta franceze “Le Monde” shkroi mjetet e armatosura ajrore pa pilot (dronë të armatosur) të prodhuara nga Turqia shiten lehtë dhe me shpejtësi.

Në lajmin e gazetës, deklarohet se Turqia, në vitet e fundit, i është drejtuar industrisë e saj ushtarake për të prodhuar mjete ajrore pa pilot dhe ka rritur eksportet e saj nga dita në ditë.

Gjithashtu bëhet e ditur se se mjetet ajrore turke pa pilot, të cilat rezultuan të suksesshme në Siri, Libi dhe Karabakun Malor shiten lehtë dhe me shpejtësi dhe u raportua se këto dronë janë të kërkuar nga vendet e ish-Sovjetike.

Në lajm theksohet se mjetet ajrore pa pilot të armatosura “që nuk janë të shtrenjta por janë efektive” të prodhuara nga kompania “Baykar” ndryshuan rrjedhën e konfliktit duke goditur tanket, automjetet e blinduara, depot e municioneve dhe sistemet e mbrojtjes ajrore në 3 zona konflikti të armatosur, kur ato u përdorën në vitin 2020.

“Le Monde” theksoi gjithashtu se Turqia, në një kohë të shkurtër më pak se 10 vjet, hyri në mesin e prodhuesve kryesorë të droneve të armatosur si Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA), Izraeli dhe Kina dhe nënvizohet se “Bayraktar TB2”, i cili është droni i armatosur më i kërkuar, mund të mbledhë informacion në lidhje me pozicionin e forcave armike, mund të drejtohet drejtpërdrejtë ndaj aeroplanëve luftarakë drejt objektivit dhe bartjes. Droni në fjalë është në gjendje të organizojë vetë sulme falë 4 raketave të drejtuara me laser.

Në lajmin e gazetës u nënvizua se sulmet e dronëve turq patën “rezultate befasuese” duke paralizuar sistemet antiajrore të kushtueshme dhe të rënda ruse “Pantsir” në Siri dhe Libi dhe raketat ruse “Aleksander” në Armeni.

Kategoritë
BotaLajme