Legjendarët Bad News Eagles kualifikohen në fazën finale të turneut më të madh botëror në CS:GO

Bad News Eagles nuk dinë të ndalen, përsëri me një fitore historike kundër ekipit brazilian MIBR, për të kaluar në fazën tjetër të turneut më të madh të CS:GO, ku i presin ekipet më të mira botërore.

Në ndeshjen me përplot emocione, gjithçka filloj me mapin e zgjedhur nga ekipi kundërshtar ‘Nuke’, ku edhe pse ekipi shqiptar e filloj mirë duke dominuar në pjesën e parë me rezultat 11:4, brazilianët arritën të rikthehen për ta fituar mapin e parë, me rezultat 16:13.

Ndeshja më pas vazhdojë me mapin e dytë ‘Ancient’ të zgjedhur nga ekipi shqiptar, të cilin e dominuan gjatë gjithë kohës, për ta përmbyllur në fund rezultatin në 16:8, duke e dërguar ndeshjen në mapin e fundit dhe vendimtar

Kategoritë
LajmeSport