Lekaj për VV-në: Dikur të ashpër për mbrojtjen e Energjisë, sot të butë ndaj keqpërdorimeve

Deputeti i AAK-së, Pal Lekaj, ka kritikuar VV-në, për mosvotim të Komisionit Hetimor për energjinë elektrike. Ai ka thënë se dikur VV-ja protestonte ashpër në mbrojtje të energjisë, ndërsa sot, e njëjta e butë ndaj siç ka thënë keqpërdorimeve të energjisë.

“Dikur, të ashpër për mbrojtjen e Energjisë, sot, të butë ndaj keqpërdorimeve të Energjisë. Çka po fsheh Vetëvendosja nga mos krijimi i Komisionit Hetimor Parlamentar në lidhje me zhvillimet e çështjeve energjetike në kohën e krizës së energjisë në Kosovë”, ka shkruar Lekaj.

Kategoritë
LajmeVendi