Libi, këshilli i shtetit propozon shtyrjen e zgjedhjeve

Të gjitha indikacionet aktuale konfirmojnë se vazhdimi i zgjedhjeve presidenciale në mungesë të ndonjë kontrolli kushtetues apo ligjor do të prishë gjithë procesin politik, tha nënpresidenti i dytë i këshillit, Omar Abu Shah

Këshilli i Lartë i Shtetit i Libisë propozoi sot shtyrjen e zgjedhjeve presidenciale deri në shkurt, raporton Anadolu Agency (AA).

“Të gjitha indikacionet aktuale konfirmojnë se vazhdimi i zgjedhjeve presidenciale në mungesë të ndonjë kontrolli kushtetues apo ligjor që organizon menaxhimin e skenës … do të prishë gjithë procesin politik dhe kjo është ajo që indikacionet kanë filluar të tregojnë”, tha nënpresidenti i dytë i këshillit, Omar Abu Shah, në një konferencë shtypi në Tripoli.

Ai njoftoi një “iniciativë për të dalë nga ky bllokim dhe për të shmangur hyrjen në pasiguri”.

Zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare të Libisë janë caktuar për më 24 dhjetor sipas një marrëveshjeje të ndërmjetësuar nga OKB-ja e arritur nga rivalët politikë libianë gjatë takimeve në Tunizi në nëntor 2020.

Libianët shpresojnë se zgjedhjet e ardhshme do të kontribuojnë në përfundimin e një konflikti të armatosur që ka dëmtuar rëndë vendin e pasur me naftë.

Kategoritë
BotaLajme