Libi, refuzohet kandidatura e djalit të Gaddafi-t për zgjedhjet presidenciale

“Gjyqësori libian e hodhi poshtë kërkesën e Saif al-Islam Gaddafi-t për kandidaturën për zgjedhjet presidenciale të 24 dhjetorit, pasi për të ka një gjykim final”, tha një zyrtar për AA

Kërkesa për kandidim e Saif al-Islam Gaddafi-t, djalit të liderit të rrëzuar të Libisë, Muammar Gaddafi, për zgjedhjet presidenciale të planifikuara për më 24 dhjetor, është refuzuar nga gjyqësori libian, njoftoi një zyrtar i vendit, raporton Anadolu Agency (AA).

“Gjyqësori libian e hodhi poshtë kërkesën e Saif al-Islam Gaddafi-t për kandidaturën për zgjedhjet presidenciale të 24 dhjetorit, pasi për të ka një gjykim final”, tha zyrtari për AA në kushte anonimiteti.

Gaddafi shkoi personalisht në degën e Komisionit të Lartë të Zgjedhjeve në qytetin Sebha më 14 nëntor dhe dorëzoi zyrtarisht kandidaturën për zgjedhjet presidenciale.

Saif al-Islam Gaddafi kërkohet nga Gjykata Ndërkombëtare Penale për krime kundër njerëzimit. Zyra e Kryeprokurorit Ushtarak të Libisë kishte lëshuar gjithashtu urdhër arresti për të me akuzat për “vrasje” dhe “përdorim mercenarësh”.

Kategoritë
BotaLajme