Linjat Ajrore Turke, të dytat në Evropë për numrin e fluturimeve

Kompania e Linjave Ajrore Turke (Turkish Airlines – THY) u bë linja e dytë ajrore me më së shumti fluturime ditore në Evropë me 1.333 fluturime në ditë.

Sipas të dhënave nga Agjencia Evropiane për Sigurinë e Trafikut Ajror (EUROCONTROL) mes datave 16-22 gusht, ka vazhduar rritja e trafikut ajror evropian.

Gjatë kësaj periudhe në Evropë janë realizuar 172 mijë e 463 fluturime.

Me heqjen në masë të madhe të kufizimeve të vendosura në Evropë për shkak të pandemisë së koronavirusit të llojit të ri (Covid-19), shoqëria ajrore irlandeze “Ryanair” u bë kompania ajrore që ka realizuar më shumë fluturime në Evropë brenda një dite, përkatësisht 2 mijë e 321 fluturime.

Ndërkohë që Linjat Ajrore Turke u renditën të dytat me 1.333 fluturime ditore, linja ajrore “Easyjet” dolën në vend të tretë me 1.177 fluturime.

“Pegasus Airlines” gjithashtu u rendit e 9-ta në listën kurse numri ditor i fluturimeve të Pegasuit u deklarua të jetë 513 fluturime në ditë.

Kategoritë
LajmeTë ndryshme