Liverpool dhe PSG kërkojnë hakmarrje kundër Real Madrid e Bayern Munich

Njëra ishte finale e sezonit 2017/18 e tjetra e sezonit 2019/20, në kuadër të Ligës së Kampionëve.

Gjiganti anglez Liverpool do të kërkoj të hakmerret ndaj Real Madridit, për humbjen që ia shkaktoi në finalen e sezonit 2017/18, ku do të ndeshet kundër “Galaktikëve” në çerekfinale të Ligës së Kampionëve, përcjell KosovaPress.

Në anën tjetër, kampioni francez Paris Saint-Germain ishte në finalen e sezonit të kaluar të Ligës së Kampionëve, ku u përball kundër Bayern Munich dhe pësoi humbje minimale 1:0. Për këtë gjë, parisienët do të kenë më shumë motiv për të eliminuar “Bavarezët”.

Në ceremoninë që u mbajt sot për shortin e Ligës së Kampionëve, dy nga përballjet më interesante do të jenë mes Real Madrid e Liverpool dhe PSG e Bayern Munich.

Kategoritë
LajmeSport