Liverpool fiton një kupë tjetër nga lotaria e 11-metërshave, Chelsea i “mallkuar”

Liverpool iu falet sërish 11-metërshave pas 120 minutave lojë në finalen e FA Cup me Chelsean. “The Reds” nuk arritën të shënonin asnjë gol ashtu si skuadra e Tuchel dhe vuajtën shumë deri në momentin vendimtar kur Alisson priti dy penallti.

Një ndeshje shumë e luftuar në mesfushë, jo me shumë raste por spektakolare në “Wembley” ku në fund stadiumi u vesh i kuq edhe pse Mane gaboi në 11-metërshin e pestë.

Topin final nuk arriti ta çonte në rrjetë Mason Mount që iu bashkua Azpiliquetas. Ky është trofeu i dytë sezonal për Liverpool pas Carling Cup të fituar po nga bluve me 11-metërsha.

Kategoritë
Sport