Liverpooli me fitore bindëse ndaj West Hamit, ngritet në vendin e tretë

Mohamed Salah me dy golat e tij e ka frymëzuar Liverpoolin drejt një fitoreje shumë të rëndësishme në Premier Ligë për të qëndruar kështu në hap me pretendentët kryesor për titull në këtë edicion garues.

Skuadra e Jurgen Klopp e mposhti West Hamin me rezultat 3-1 të dielën në kuadër të xhiros së 21 të kampionatit anglez ku një paraqitje fantastike e pati edhe Xherdan Shaqiri i cili asistoi te goli i dytë i Mohamed Salah, përcjell KosovaPress.

Goli i parë erdhi në minutën e 57’ nga Salah. Ky i fundit realizoi edhe golin e tij të dytë në ndeshje në minutën e 68’ kur u asistua nga Shaqiri.

Për epërsinë 3-0 të Liverpoolit realizoi mesfushori Wijnaldum në minutën e 84’.

Tre minuta para mbylljes së ndeshjes, West Hami e ngushtoi epërsinë në 3-1 përmes golit të realizuar nga Dawson dhe ky ishte rezultati final i takimit.

Pas 21 ndeshjeve, skuadra e drejtuar nga Jurgen Klopp ka 40 pikë dhe renditet në vendin e tretë, kurse West Hami ka mbledhur 35 pikë dhe pozicionohet në vendin e pestë.

Kategoritë
Sport