Lladrovci në terren, gjashtë familje nga Drenasi vendosen në hotele pas vërshimeve

Në Komunën e Drenasit reshjet kanë shkaktuar dëme të shumta

Kreu i kësaj komune, Ramiz Lladrovci ka dalë në vend të ngjarjes për të parë dëmet e shkaktuara.

Lladrovci, u ka bërë thirrje qytetarëve që të jenë bashkëpunues dhe të kenë mirëkuptim, për të tejkaluar këtë gjendje të krijuar nga vërshimet.

“Deri më tani janë evakuuar 6 familje dhe janë vendosur në hotelet e qytetit, ndërsa ekipet emergjente, FSK-ja, Policia dhe akterë të tjerë, që nga orët e hershme të mëngjesit janë në terren për t’i ndihmuar qytetarët. Dëmet janë jashtëzakonisht të mëdha në ekonomi familjare, biznese e kultura bujqësore”, thuhet në njoftim.

Kategoritë
LajmeVendi