Lojtari luajti vetëm një minut dhe del nga loja – Në tunelin e stadiumit fillon të qaj me lot

Një mbrëmje aspak e bukur ishte ajo e djeshmja për Rejnën.

Lojtari i Borusias së Dortmundit detyrohet të largohet nga fusha e lojës pasi kishte kaluar vetëm një minutë që nga nisja e takimit.

Futbollisti i verdhezinjve pësoi një tërheqje muskulare, e cila ia bëri të pamundur vazhdimin e ndeshjes.

Trajneri vendos ta zëvendësojë, ndërsa Rejna i drejtohet tunelit për në dhomën e zhveshjes me lot në sy.

Lojtarët e tjerë mundohen ta ngushëllojnë për ta bërë të ndihet më mirë pas këtij momenti të vështirë.

Gjithashtu tifozët vendas të Shtutgartit e kanë duartrokitur gjatë çastit kur u largua nga loja për t’i treguar mbështetjen e tyre.

Kategoritë
Sport