Londër, pas shpërthimit të zjarrit evakuohet stacioni hekurudhor nëntokësor

Duke konfirmuar zjarrin, Brigada e Zjarrit e Londrës në rrjetet sociale njoftoi se dhjetë makina zjarrfikëse dhe rreth 70 zjarrfikës po marrin pjesë në harqet hekurudhore pranë stacionit hekurudhor ‘Elephant Castle’

Në përballje me një zjarr të madh, qindra qytetarë janë evakuuar nga stacioni nëntokësor i transportit të shpejtë në qendër të Londrës, transmeton Anadolu Agency (AA).

Duke konfirmuar zjarrin, Brigada e Zjarrit e Londrës në rrjetet sociale njoftoi se dhjetë makina zjarrfikëse dhe rreth 70 zjarrfikës po marrin pjesë në harqet hekurudhore pranë stacionit hekurudhor ‘Elephant Castle’.

Nga atje apeluan që qytetarët të shmangin zonën dhe të mbyllin dyert dhe dritaret.

Sipas pamjeve të publikuara në mediat sociale, tymi i zi shihet duke u ngritur nga stacioni hekurudhor ‘Elephant Castle’ në qendër të Londrës.

‘Thameslink’, linja kryesore e sistemit hekurudhor britanik, po ashtu konfirmoi zjarrin pranë pistës së stacionit.

“Të gjitha linjat përmes stacionit ‘Elephant Castle’ aktualisht janë bllokuar. Zjarrfikësit po vlerësojnë situatën”, njoftoi ‘Thameslink’ në rrjetet sociale.

Kategoritë
BotaLajme