Luftëtarët çeçenë që akuzohen për shkelje të të drejtave të njeriut i bashkohen forcave ruse

Udhëheqësi i rajonit rus të Çeçenisë thotë se ka dislokuar luftëtarët e tij në Ukrainë për t’u bashkuar në betejë me trupat ruse.

Në një video të postuar në internet, Ramzan Kadyrov tha se forcat çeçene deri më tani kanë kapur me sukses një objekt ushtarak ukrainas pa pësuar asnjë viktimë.

Udhëheqësi i republikës jugore ruse është aleat kyç i presidentit rus Putin, raporton BBC

Duke justifikuar pushtimin, ai është shprehur se vendimi i Putinit për sulmin ndaj Ukrainës do të parandalojë armiqtë e Moskës.

Luftëtarët çeçenë, besnikë ndaj Kadyrov kanë reputacion famëkeq dhe akuzohen për shkelje të të drejtave të njeriut. 

Kategoritë
BotaLajme