Luftime të reja në Panjshir, komandanti: Nuk u dorëzohemi talibanëve

Luftime të reja janë raportuar në Ultësirën e Panjshirit, pjesa e fundit e territorit të Afganistanit që nuk është marrë ende nën kontrollin e talibanëve.

Njëri nga udhëheqësit e rezistencës në këtë zonë, Amrullah Saleh, i mohoi disa raportime se ultësira ka rënë në duart e talibanëve, duke i cilësuar si të pabaza, shkruan BBC.

Megjithatë, ai pranoi se kushtet janë të vështira, sepse talibanët i kanë ndërprerë linjat e rrymës, telefonit dhe internetit.

Lugina e Panjshirit shtrihet në veri të kryeqytetit Kabul dhe është vendbanim i rreth 150 mijë deri 200 mijë njerëzve, e fshehur prapa majave të maleve.

Saleh, në një video dërguar televizionit BBC, tha se ka të vrarë nga të dyja anët. “Nuk ka dyshim që jemi në situatë të vështirë. Jemi nën pushtim nga talibanët”, tha ai, duke shtuar se forcat e tij nuk do të dorëzohen

Kategoritë
BotaLajme