Luftimi i pandemisë, edhe 15 milionë euro i premton Qeveria

Qeveria e Kosovës ka miratuar nismën për Marrëveshjen e Financimit “Projekti Emergjent i Kosovës për Covid-19”, që është financim shtesë ndërmjet Kosovës dhe Asociacionit Ndërkombëtar për Zhvillim

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve Hekuran Murati tha se shtesa kap vlerën prej 15 milionë euro për luftim të pandemisë.

“Marrëveshja kap vlerën prej 15 milionë eurove dhe vjen si vazhdimësi e marrëveshjes bazë. Mjetet financiare do të destinohen si përgjigje e pandemisë”.

Kategoritë
LajmeVendi